E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Clintoni vegjetarian

Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 18:30

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka hequr dorë nga disa ushqime, që po i dëmtonin shëndetin dhe është kthyer në një vegjetarian.

Dieta e tij përmban fruta dhe perime me përmbajtje të lartë vitaminash, duke shmangur plotësisht konsumimin e prodhimeve të mishit, vezës, qumështin dhe vajin.

Kjo dietë po e bën ish-presidentin të ndihet më mirë se kurrë më parë.

Clinton, i cili tani është 65 vjeç, është shprehur se synon të fitojë peshën, që ai ka pasur kur ishte vetëm 13 vjeç.

Zyra e ish-presidentit amerikan bën me dije se ai ka vuajtur nga sëmundja e zemrës, pasi hante ushqime të thata hamburgerë apo biftekë, për shkak se punonte me orë të zgjatura në zyrën e tij.

Por, pasi vuri re se shëndeti rëndohej dhe nuk ishte në formën më të mirë, në vitin 2004 iu desh të korrigjonte dietën ushqimore, për të ulur sasinë e kolesterolit në gjak.

Vitin e kaluar, kur ish-presidenti Clinton iu nënshtrua një operacioni, iu desh të bënte ndryshime akoma edhe më të rrepta në dietën e tij.

Vendimi i Clinton mund të shpjegohet pjesërisht nga një intervistë e fundit, në të cilën ai është shprehur se do të donte të jetonte gjatë për të njohur nipërit dhe mbesat e tij.

“Unë kam shumë dëshirë, që një ditë, të jem një gjysh, duke u argëtuar në shtëpinë time me nipërit e mi”, është shprehur Clinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›