E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Leshaku i qetë por me tension

I ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se situata në Leshak të veriut të Kosovës është “e qetë por e tensionuar”.

Bogdanoviç ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” se eskavatorin është konfiskuar pas dy orë bllokade, sepse “përfaqësuesit e KFOR-it dhe EULEX-it kanë siguruar dhe dorëzuar vërtetimin për marrjen e përkohshme të tij”.

“Situata është e qetë, por ka tension. Nuk kemi asgjë kundër të hetojnë kush e ka djegur pikën në Jarinje, por mënyra me të cilën këtë e bëjnë dhe demonstrimi i dhunës janë të papranueshme”, ka thënë ai, për të shtuar se është shqetësuese që për aksionin e forcave ndërkombëtare nuk është informuar, siç thotë ai, udhëheqësit lokale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›