E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bill Klinton në Shqipëri/ Policia “blindon” rrugët gjatë shoqërimit të ish-presidentit amerikan

Policia e Shtetit ka treguar pamjet nga momenti i shoqërimit të ish-presidenti amerikan Bill Klintonit nga aeroporti i Rinasit drejt kryeqytetit, ku po mbahet edhe cermonia e pritjes në nder të tij.

“Momente nga shoqërimi i ish-presidentit Bill Klinton, nga Rinasi në drejtim të Tiranës. Strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë në rrugëkalimet e ish-presidentit Klinton”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, përpara Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbahet ceremonia e pritjes së presidentit të 42-të SHBA-ve.

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton i cili ka mbërritur pak më parë në Shqipëri do të nderohet në një ceremoni të veçantë nga qeveria shqiptare.

Në këtë ceremoni atij do t’i akordohet nga kryeministri Edi Rama kordoni i Madh me Yllin e Mirënjohjes Publike.

Në urdhrin që disponon RadioTelevizioni Publik Shqiptar, shpjegohet edhe motivacioni për të cilën jepet kordoni i Madh me Yllin e Mirënjohjes Publike.

“Për kontributin e paçmuar për Shqipërinë, Kosovën dhe krejt Ballkanin Perëndimor, në rrugëtimin e tyre të demokracisë e prosperitetit, si edhe në krijimin e lidhjes së pandashme të aleancës strategjike mes dy vendeve tona”, thuhet në urdhrin e kryeministrit Edi Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›