Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, merr vulën e Universitetit Evropian, Kushi: Arritje e madhe!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, bëri të ditur se Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, merr vulën e Universitetit Evropian.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ministrja Kushi shkruan se për herë të parë një universitet publik shqiptar merr nga Komisioni Evropian vulën e Universitetit Evropian dhe mbështetje financiare, si pjesë e Aleancës së Universiteteve Evropiane STARS EU.
“Urimet më të mira Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për këtë arritje, e cila e ngarkon me një përgjegjësi edhe më të madhe, për të rritur më tej cilësinë dhe për të përmbushur qëllimet dhe rolin që ka në zhvillimin ekonomik e social, jo vetëm për rajonin e Durrësit por për të gjithë vendin”, shkruan Kushi.
/rtsh.al/