Bill Klinton sot arrin në Kosovë

Kosova sot është gdhirë me billborde dhe fotografi të ish presidentit amerikan , Bill Clinton i cili gëzon respekt të jashtëzakonshëm, për rolin që ka pasur në fushatën ajrore të aleancës veriatlantike kundër forcave serbe të sigurimit, më 1999.
Rrugët e Kosovës, e në veçanti ato të Prishtinës sot janë mbushur me fotografi të ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Klinton, të cilat kanë mbishkrimin "Mirëserdhe Bill Klinton".
Ish- presidenti amerikan sot do të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së tij, e cila është vendosur në bulevardin që mban pikërisht emrin e tij.
Gjatë vizitës, zoti Klinton fillimisht do të realizojë takime me kreun shtetëror të Kosovës, ndrësa më pas në mesditë do të niset drejt bulevardit që mban emrin e tij, për të shënuar edhe solemnisht zbulimin e shtatores.
Autoritetet e Prishtinës vizitën në Kosovë të nënpresidentit amerikan e kanë cilësuar vizitë historike, ndërsa qytetarët e Kosovës, e kujtojnë zotin Klinton si personalitet që çliroi Kosovën nga pushteti i dhunshëm dhe diktatorial i Sllobodan Millosheviqit.
Vizita e presidentit Klinton në Kosovë është e treta me radhë që prej përfundimit të luftës dhe e para që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.