E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, gjenden 7 kufoma në banesën e një ish të dënuari për përdhunim

Policia e shtetit të Klevelandit ka zbuluar në shtëpinë e një ish të dënuari për përdhunim 7 kufoma të dekompozuara femrash. Akti makabër është zbuluar pas një denoncimi për përdhunim që ishte bërë nga një viktimë e të akuzuarit. Pas denoncimit policia ka vendosur që të kontrollojë banesën e Anthony Swell, i cili në vitin 1990 ishte dënua për 15 vite për akuzën e përdhunimit dhe e kreu dënimin e tij.
Por skena që iu është paraqitur punonjësve të policisë ka qenë makabre. 4 viktima janë zbuluar në shkallën e brëndshme të shtëpisë, ndërsa 3 viktimat e tjera kishin groposur në kopshtin pas shtëpisë së serial killerit Swell. Pas zbulimit të këtyre fakteve mizore, policia e Klevelandit ka shpejtuar që ta gjejë përdhunuesin si edhe vrasësin serial. Anthony Swell, ishtë duke ecur së bashku me qenin e tij jo larg qendrës së policisë së zonës. Vrasësi nuk ka kryer rezistencë gjatë arrestimit. Policia dyshon se serial killeri i Klevelandit, të ketë kryer përdhunime si edhe vrasje të tjera të cilat nuk janë zbuluar ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›