Bimët medicinale në Kukës, mbështetje banorëve për kultivimin e tyre

Bimët medicinale janë një burim i mirë të ardhurash për banorët e zonës së Kukësit. Shumë të kërkuara në treg për veçoritë e tyre që rrjedhin nga vendi dhe klima ku rriten.
Me qëllim ruajtjen e tyre në gjendje natyrale, veçanërisht në zonat e mbrojtura në parkun kombëtar Korab Koretnik, po merren iniciativa mbështetëse për banorët e këtyre zonave në nxitjen e kultivimit të këtyre bimëve medicinale, duke ruajtur llojin dhe një pjesë të cilësive të tyre.
Kjo falë një projekti që po implementohet nga organizata CNVP.
Vlera për secilin aplikant varion mes 1 dhe 3 mijë euro në varësi të sipërfaqes dhe llojit të bimës që kultivon, duke garantuar në një farë mënyre edhe markimin përfshire tregun.
Nëse banorët tregohen korrekt me kultivimin natyral të këtyre bimëve vlerat nga ato që rriten në natyrë do të kenë pak diference.
Nisur nga problematikat e kufizimeve për aplikim dhe përfitim, kësaj herë janë lehtësuar procedurat më të shpeshta në këto zonë hasen bimët e boronicës, agulices, sherebelës, çajrave të ndryshëm etj.
Gazetar: B. Muçmata
/rtsh.al/