E Martë, 3 Nëntor 2026

Sezoni turistik në Gjirokastër, masa për mbarëvajtjen e tij

Për një sezon turistik pa problematika dhe lehtësimin e lëvizshmërisë së turistëve dhe vizitorëve në këtë periudhë dhe jo vetëm prefektura e qarkut të Gjirokastrës ka marrë një sërë masash, si dhe ndërlidhjen e punës me të gjitha institucionet përkatëse për mbarëvajtjen e tij. 

Prefekti Odise Kote pohon se një risi e re për këtë vit është edhe certifikimi i guidave nga Ministria Mjedisit dhe Turizmit.

“Risi për këtë vit është fakti që Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e ka certifikuar tur-operatorët turistikë, por kemi edhe guidarët që ofrojnë shërbimin e tyre special për turizmin malor apo turistik”, tha Kote.

Për prefektin Kote, masa të tilla shërbejnë në tëresi për një zhvillim të turizmit të qëndrueshëm.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›