E Martë, 3 Nëntor 2026

Bimët medicinale në Pogradec – 85 ha të mbjella, kryesisht në Çëravë

Viti i kaluar për Pogradecin ishte i suksesshëm në mbjelljen dhe eksportin e bimëve medicinale.

Sipas Vasfi Dulellarit specialist bujqësie, në shkallë rrethi u mbollën 85 ha, kryesisht në Çërravë.  

Edhe rendimenti mesatar i bimëve medicinale ka qenë më i mirë se vitin e kaluar me rreth 20 kv/ha.  

Sipas Dulellarit edhe çmimi i shitjes ishte më i lartë krahasuar me vitet e kaluara, ku pothuajse i gjithë prodhimi është eksportuar.  
 
Në Shqipëri kultivohen mbi 330 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike, që janë një vlerë e shtuar në eksportet bujqësore shqiptare. 

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›