Bin Laden apo ndjekja qe vazhdon...
Njeriu me i kerkuar ne bote besohet se fshihet ne malet ne kufirin mes Pakistanit e Afganistanit. Ajo qe mund te thuhet me njefare sigurie deri tani eshte se nuk ka vdekur.
Nga The Guardian
Eshte ende gjalle. Kjo mund te thuhet keto dite me njefare sigurie per Bin Ladenin. Te pakten ishte ende gjalle ne fillim te ketij muaji, kur televizionit "Al-Jazeera" iu dergua nje regjistrim audiofonik, me nje ze shume te njohur. Sipas sherbimeve te fshehta amerikane e britanike, zeri eshte i Bin Ladenit dhe referencat ndaj ngjarjeve te ndodhura gjate ketyre koheve perbejne nje prove se eshte regjistruar pak para transmetimit. Por, pikerisht me ate regjistrim mbarojne edhe qartesite, faktet behen perseri te mjegullta e nuk ka vend per tjeter gje vec hamendesimeve. Nuk e dime c'pamje ka ne ditet e sotme. Dhjete mesazhet e tij te fundit kane qene zanore. Nuk ekziston asnje pamje filmike e tij qe prej shtatorit te vitit 2007, madje edhe per te nuk mund te thuhet me saktesi data e regjistrimit. Numri nje i terrorizmit boteror mund te jete i semure rende, ka pasur shume fjale per nje problem te rende ne veshka, ose mund te kete rruar mjekren aq tipike apo t'i jete nenshtruar ndonje operacioni plastik. Tek e fundit, nje shembull qe na tregon sa e lehte eshte te fshihesh ne nje identitet tjeter, eshte ai i Radovan Karaxhicit, i cili thjesht duke lene mjeker jetoi per vite i patrazuar mes bashkeqytetareve te vet.
Kane kaluar tete vite qe kur George Bushi e cilesoi Bin Ladenin "te kerkuar, gjalle a vdekur" dhe e quajti kapjen e tij prioritet kombetar. Bushi sot ben jete te qete prej ish-presidenti, ndersa Bin Laden mbetet po aq i pakapshem sa gjithmone, pavaresisht energjive te shumefishta qe ka shpenzuar Perendimi per ta shtene ne dore. Sipas sherbimeve te fshehta te Londres e Uashingtonit, hamendesimi me i mire mbi vendndodhjen e Bin Ladenit eshte se fshihet diku ne malet e zhveshura te Uaziristanit verior, nje rajon fisnor gjysme autonom ne kufirin mes Afganistanit e Pakistanit. Por, kufiri i stergjate afgan ofron edhe vende te tjera per t'u fshehur. Sipas rrefimeve te pjesetareve te "Al Qaedas" te arrestuar, fshihet ne Chitral, nje rajon paqesor i mbuluar nga bora gjate kater stineve te vitit. Kjo mund te shpjegoje edhe vemendjen qe tregon se fundmi CIA per ate zone. Nje kompleks misterioz vezhgimi po ndertohet keto dite ne ate rajon, gjithnje prane kufirit, per te cilin vendasit thone se nuk mund te jete tjeter vec amerikan.
Ndertesa eshte krejt e vecante nga cdo banese tjeter ne zone, nderkohe qe per te shkurajuar vizitoret, Ministria e Turizmit nuk jep me lejekalimi. Vendasit thone se gjithsesi Bin Ladeni mund te fshihet vetem maleve, por jo fshatrave, pasi dicka e tille do te mesohej shume shpejt nga i madh e i vogel. Ne shkurt te ketij viti, nje skuader akademikesh nga Universiteti i Californias deklaroi se i kishte ngushtuar kerkimet mbi vendndodhjen e kryeterroristit, fale imazheve satelitore dhe "pamjeve gjeografike". Arriten ne ate pike sa te thoshin me garanci se kerkimet duheshin perqendruar ne zonen fisnore te Kurramit. Zona gjendet me pak se 20 kilometra larg nga mali plot shpella Tora Bora, ku ne vitin 2001 forcat amerikane menduan per nje cast se me ne fund e zune ne cark Bin Ladenin. Fale kapjes se komunikimeve permes radiove te terroristeve, kjo eshte edhe vendndodhja e fundit e sakte qe ekziston per Bin Ladenin. "Kapja e nje personi te vetem eshte teper e veshtire. Izraeliteve iu deshen 15 vite per te gjetur Eichmann", thote Peter Bergen, gazetar, ekspert terrorizmi dhe nje prej perendimoreve te pakte qe e ka takuar personalisht Bin Ladenin - per me sakte, e ka intervistuar ne vitin 1997. Edhe ai mendon se terroristi fshihet diku ne zonen e Chitralit ose diku ne rajonin fisnor te Bajaur-it.
Bindja e pergjithshme se Bin Ladeni fshihet pergjate kufirit malor bazohet kryesisht te logjika dhe historia e tij personale. Terreni eshte ideal per nje ikanak te mesuar te jetoje pa shume lukse perreth, i mbushur me gropa e shpella dhe shkembinj te thepisur qe ngrihen thike. Eshte nje zone teper e pershtatshme per t'u fshehur, edhe per shkak te Kodit Pashtunvali, kod nderi qe i detyron fiset lokale te mbrojne deri ne kufijte e vetemohimit miqte e tyre. Sherbimet e fshehta amerikane e britanike besojne se Bin Ladeni fshihet ne Uaziristanin verior, pjeserisht per shkak te faktit se aty ka nje numer te madh miqsh besnike. Prej kohesh mban nje miqesi te ngushte me Jalaluddin Haqqanin dhe birin e tij Sirajuddinin, dy luftetare te famshem, perandoria militante e te cileve shtrihet ne nje zone teper te gjere. Eshte njohur me dy luftetaret qe ne kohen kur vendosi t'i bashkohej Xhihadit (luftes se shenjte) kunder trupave pushtuese sovjetike ne Afganistan. Bazen e vet te pare Bin Laden e ndertoi ne terrenin e kontrolluar nga Haqqani.
Sherbimet e inteligjences kane tani ne dore te dhena qe tregojne se Bin Ladeni u eshte kthyer rrugeve te dikurshme. Kjo mbeshtetet nga rrefimet e pjesetareve te "Al Qaedas" te marre ne pyetje, zera, madje edhe ndonje deshmi me e pranueshme. Vincent Cannistraro, ish-kreu i Qendres Kunder Terrorizmit ne CIA, thote se ekzistojne disa raporte inteligjence qe vertetojne se Bin Laden ka qene ne Waziristanin verior apo ne zonat perreth, "megjithese asnje prej informacioneve nuk eshte 'ne kohe reale'. Pak a shume ideja eshte e tille: 'Ka qene ketu, por sigurisht jo sot'", thote Cannistraro. Nderkohe qe CIA deklaron se operacionet e saj kane vlejtur per te nxjerre nga skena lidere te tjere te larte te "Al Qaedas". Nga nje raport i publikuar ne "Washington Post" ditet e para te ketij muaji mesohej se ushtaraket e larte pakistaneze qene te bindur se gjysma e 20 emrave me te kerkuar ne listen e amerikaneve qene vrare nga sulmet me avionet e komanduar ne distance. Por, raketat e ketyre mjeteve pa pilote kane vrare edhe dhjetera banore te pafajshem. E me gjithe rrebeshin e raketave qe bie mbi fshatrat e rajoneve fisnore, amerikanet kurre nuk kane deklaruar se i jane afruar vete Bin Ladenit, sikur ai te ishte nje shenjester thuajse e pakapshme.