E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Elbasan, vonesa me disa qendra votimi dhe debate mes komisionereve

Qarku i Elbasanit

Pjesemarrja 55 %

302757 zgjedhes ne qark

6 qendra numerimi, KZAZ

2 ne Elbasan, ne pallatin e sportit dhe ne shkollen "Dhaskal Todri"

1 ne Peqin

1 ne Gramsh

1 ne Librazhd

1 ne Cerrik

50 njesi vendore

7 bashki dhe 43 komuna

20 komuna ne Elbasan

9 komuna ne Librazhd

9 ne Gramsh

5 ne Peqin

93080 zgjedhes ne rrethin Elbasan

Transportimi i kutive ka shenuar nje incident qe per fat te mire ka perfunduar pa viktima ne nje fshat te Gramshit. Kreu i nje komune eshte qelluar me arme zjarri oret e vona te mbremjes se djeshme teksa transportohej kutia e votimit, por nuk pesoi demtime. Policia nisi hetimet, ndersa ne oren 23:30 mesohet se ka nisur numerimi ne KZAZ-ne numer 12 per Elbasanin, kurse ne Gramsh kutite nuk kishin mberritur te gjitha deri ne mesnate. Kurse simpatizantet e Partise Demokratike nisen festen ne mesnate.

Elbasani ka qene qarku me i qete ne procesin e votimeve te 28 qershorit, ku parregullsite teknike kane qene te pakta. Pas nisjes se procesit te votimit ne oren 07:00 te mengjesit, ne Pajove te Peqinit eshte bllokuar procesi, pasi komisioneret tentonin orientimin e votes tek zgjedhesit. Debatet kane qene te ashpra mes perfaqesuesve te komisionit dhe ka pasur per disa ore largim te nje prej drejtuesve te komisionit, bashke me vulen, qe eshte rikthyer serish. Por ne kete qark nuk kane munguar as stilolapsat me kamera, qe u bene edhe kryefjala e zgjedhjeve te djeshme ne procesin e votimit e vezhgimit. Kreu i KZAZ-se se zones 12-te te Elbasanit, Kushtrim Aliaj, tha se kishte kapur nje komisioner me kamera, duke ia konfiskuar ate.

Partia Demokratike ka depozituar nje kerkese ne KZAZ-ne lokale per te denoncuar mjetet e palejuara te mbajtura nga persona te ndryshem ne qendrat e votimit.

Edhe ne Librazhd ka pasur episode sporadike, por qe nuk kane cenuar procesin zgjedhor deri ne mbremje. Madje eshte pretenduar dhune verbale e fizike nga drejtuesit vendore. Debatet kane qene te ashpra edhe per pajisjet qe jane mbajtur nga komisioneret e PS-se, si llamba inkandeshente per bojen ne gishta, kartat e identitetit apo stilolapsat me kamera. Ne fund nuk eshte lejuar mbajtja e ketyre pajisjeve pas vendimit te KQZ-ze. Shume me pak probleme ka pasur me emrat ne lista, ku vetem ne raste sporadike votuesit nuk gjenin emrat. Nderkohe qe ne Gramsh dy qendra u hapen me vonese per shkak te mungeses se bazes materiale, kurse ne Librazhd deputeti Taulant Balla, denoncoi faktin e ndalimit te shoferit te tij. Procesi i votimit eshte mbyllur ne oren 19:00 dhe ka pasur fare pak qendra qe kane vijuar votimin pas ketij orari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›