E Diel, 1 Nëntor 2026

Bin Laden e konsideronte energjinë elektrike dhe mishin, si luks

Share

Osama bin Ladeni e ka shpenzuar tërë pasurinë e tij personale për xhihad, e ka konsideruar mishin dhe energjinë eletkrike si luks, dhe ka kursyer para për të ndihmuar sulmet terroriste.

Këto bëhen të ditura nga kujtimet e publikuara në internet nga pasardhësi i tij, lideri i Al Kaidës, Ajman al-Zavahri.

Sheiku i pasur Osama… i ka shpenzuar të gjitha paratë e tij në xhihad, ka thënë Zavahri, i cili u vu në krye të al Kaidës, pas vrasjes së Bin Ladenit nga forcat amerikane në muajin maj të 2011-ës.

Ai shpenzoi veçanërisht për financimin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA dhe për sulmet kundër ambasadave amerikane në Najrobi dhe Dar es Salam” në vitin 1998, ka thënë Zavahri.

Pasuria e Bin Ladenit, i cili vinte nga një familje e pasur saudite, është vlerësuar mes 30 milionë dhe 300 milionë dollarësh, por disa thonë se ajo ka shkuar deri në një miliardë dollarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›