Bin Laden fitoi shtetësinë boshnjake në vitin 1993

Ish-kreu i rrjetit terrorist "Al Kaeda", Osama Bin Laden në vitin 1993 është pajisur me shtetësi boshnjake.
Kjo bëhet e ditur nga media austriake, të cilat kanë shkruar se Bin Laden ka marrë shtetësinë boshnjake në ambasadën e Bosnje Hercegovinës në Vjenë. Në këtë periudhë ndaj tij nuk ka pasur ndonjë ndjekje apo fletëarrest ndërkombëtar dhe se ai ka arritur që të pajiset edhe me pasaportën boshnjake.
Ministria e Jashtme e Bosnje Hercegovinës ka hedhur poshtë pretendimet e mediave austriake, duke i cilësuar si të pavërteta. " Unë nuk kam njohuri për këtë dhe mendoj se bëhet fjalë për spekulime të ndryshme që kanë për qëllim që të tregojnë Bosnja Hercegovinën si një çerdhe të terroristëve", deklaroi ministri i jashtëm boshnjak, Sven Alkalaj.