Irlandë, çaktivizohet një bombë në një autobuz

Një paketë me eksploziv është gjendur pranë një autobuzi mbrëmjen e djeshme në Maynoonth, afër Dublino në Irlandë, në prag të vizitës së mbretëreshës Elizabeth II.
Lajmin e ka bërë të ditur policia irlandeze e cila ka theksuar se bomba është gjetur në një garazh dhe ishtë e destinuar të vendosej në bordin e e një autobuzi rreth 25 km nga Dublino.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbëritur forcat e policisë dhe ushtarët irlandes të cilët bënë të mundur çaktivizimin e bombës, duke shmangur kështu një tragjedi.
Vizita e mbretëreshës Elizabeth II është cilësuar historike por ajo ka përçarë Irlandën. Shumë persona shprehen kundër kësaj vizite, të tjerë thonë se do ta mirëpresin mbretëreshën angleze.