Bin Laden u pergjua me drone te padukshem

Për përgjimin janë përdorur avionë të telekomanduar shumë të sofistikuar dhe të padukshëm ndaj radarëve nëse fluturojnë në kuota të larta.
Kështu shkruan në numrin e sotëm të saj “Washington Post”, që citon burime të mirëinformuara nga administrata amerikane.
Burimet sqarojnë se synimi ishte që të mblidheshin sa më shumë informacione mbi praninë e mundshme të Bin Laden në ndërtesë.
Bëhet fjalë për informacione të detajuara që satelitët spiunë nuk mund t’i sigurojnë, saktësojnë burimet.
Gjithashtu, sipër ndërtesës nuk mund të vendosej një dron i tipit “Predator” pasi pakistanezët do ta kishin parë menjëherë.
Dronët e padukshëm, saktësojnë burimet, janë ndërtuar me teknologjinë “stealth” për t’u shpëtuar radarëve dhe janë në gjendje të kryejnë përgjime nga kuota të larta.