E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove themelohet Ministria per Diasporen

Qeveria e Kosovës ka marrë sot një vendim për themelimin e Ministrisë së Diasporës.

“Ky institucion do të jetë një adresë e vërtetë për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e atdhetarëve në diasporë”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaci.

Thaci është shprehur se ky dikaster do të shërbejë gjithashtu për forcimin e lidhjes së emigrantëve me vendlindjen e tyre.

Në mbledhjen e qeverisë, vec të tjerash është miratuar edhe Platforma vjetore e politikës së inteligjencës dhe sigurisë, si dhe projektligji për personat e zhdukur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›