E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bindi gjatë huazimit, Aston Villa ofron 15 milionë euro për Asension

Aston Villa është në prag të përfundimit të blerjes së përhershme të Marco Asensios nga Paris Saint-Germain, me bisedimet që po përparojnë për një marrëveshje që mund të vlejë deri në 15 milionë euro.

Anësori spanjoll, i cili ra në sy gjatë huazimit të tij në Villa Park në gjysmën e dytë të sezonit 2024/25, është gati të kthehet në klubin e Premier League nën drejtimin e Unai Emery.

Asensio shënoi tetë gola dhe dha një asist gjatë kohës së tij në Birmingham, duke u bërë shpejt një lojtar kyç në sistemin e Emery-t. Aston Villa tashmë ka arritur një marrëveshje me 29-vjeçarin për një kontratë tre-vjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›