Biografia e Steve Jobs, ja çfarë ka në të
Biografia e Steve Jobs që ka dalë të hënën në të gjithë botën e shkruar nga gazetari Walter Isaacson është e pasur me anekdota e dëshmi mbi jetën e themeluesit të Apple, brenda një portreti të përgjithshëm të bazuar mbi të gjitha tek ashpërsia dhe vështirësitë e karakterit të tij.
Molla
Jobs i ka thënë Isaacsonit që legjenda sipas së cilës zgjedhja e emrit kishte të bënte me mollën që vrau Alan Turing nuk është e vërtetë. Ai emër u zgjodh për familjaritetin e tij dhe sepse Jobs kishte punuar në mbledhjen e mollëve në California, për më tepër do të dilte përpara emrit Atari në numëratorin telefonik.
Ndërsa Macintosh e mori emrin nga lloji i mollës së preferuar të përgjegjsit të projektit Jef Raskin, që mendonte se ishte “seksiste” përdorimi i një emri femre “Annie”.Emri Macintosh mbijetoi edhe kur Jobs donte ta riemëronte projektin “the bycicle” rast i rrallë ku Jobs nuk fitoi “Menduam që ishte gomarllëku më i madh që kishim dëgjuar ndonjëherë dhe e refuzuam në mënyrë kategorike” kanë shpjeguar inxhenjerët e tij.
Familja natyrore
Jobs në një farë pike të jetës së tij donte të njihte nënën e tij natyrale dhe motrën e tij Mona Simpson (shkrimtare, që e ka përshkruar në romanin “A regular guy” me të cilën mbeti pastaj në mardhënie të mirë).Ai nuk ka dashur kurrë të njohë babain e tij, edhe pse Mona tregon që ata të dy ishin takuar njëherë në restorantin ku i ati punonte, e shtrënguan dorën pa e ditur se ishin babë e bir.
Përjashtimi nga Apple
Në tregimin e Isaacson është e vështirë të mos i japësh të drejtë këshillit të administrimit që në 1985 e larguan Jobs nga Apple, me arsyen se ai komplikonte punën e shoqërisë dhe përhapte tension e frustrim. Edhe pse duhet theksuar se ai largim i kushtoi Apple pasoja katastrofike.
Steve Wozniak
Siç dihet,Wozniak është shpikësi i vërtetë i teknologjisë nga ku lindën sukseset e Apple: ai përshkruhet si i turpshëm, i urtë e me pak ambicie, edhe ai i gënjyer dhe i shkarkuar nga Jobs, por pa inat, edhe pse mashtrimin e parë Jobs e bëri kur ata ishin në fillimet e shoqërisë së tyre (një pjesë e parave që i takonin Wozniak dhe që Jobs ia fshehu).
Me shpikjen e tyre të parë e krijuar bashkë (intuita e Jobs dhe teknologjia e Wozniak, si gjithnjë), një aparat për të telefonuar falas, morën në telefon Vatikanin dhe Wozniak që shtirej si Kissinger kërkoi të fliste me Papën, iu përgjigjën që ishte ora pesë e mëngjesit dhe se Papa po flinte.
LSD e të tjera
Jobs ka deklaruar tërë jetën se sa përdorimi i drogave gjatë rinisë së tij i ka hapur mendjen, duke e prezantuar si eksperiencë “ndriçuese” për të gjithë:”të provuarit LSD ishte një eksperiencë e thellë, një nga më të rëndësishmet e jetës sime,...LSD-ja më ka përforcuar hierarkinë e vlerave”.
Kur Jobs prezantoi iTunes në një intërvistë në New York Times, i përshkroi kështu efektet grafike që Apple i kishte shoqëruar muzikës: “Më kujton kur isha i ri, përdorimi i LSD ishte nga dy tre gjërat më të rëndësishme që kam bërë në jetë”, ai deklaronte dhe se kush nuk kishte provuar asnjëherë acid në jetën e tij nuk do ta kuptonte dot kurrë deri në fund.
Jobs i pisët
Në një pjesë të mirë librit, ajo dedikuar rinisë dhe lindjes së Apple, të gjitha dëshmitë e atyre që e kishin takuar e që kishin të bënin me të bien dakord mbi një gjë; ai vinte erë e rëndë. Është gjëja e parë që kujtojnë të gjithë, veçanërisht udhëtimi në Indi dhe fiksimi “vegan” (që e kishin bindur se po të hante fruta e perime trupi i tij nuk do të vinte erë) e kishin shtyrë të lahej pak, të rrinte shpesh zbathur e të linte pas dore pamjen e tij.
Investues të mëdhenj iknin të “tmerruar” nga vizitat e para në garazhin ku ai punonte dhe e përzinin kur ai vinte këmbët mbi tavolinat e tyre. Të tjerë privilegjuan gjeniun, por me të njëjtën mbresë të pakëndshme për higjienën e tij personale.
Joan Baez
Fejesa me Joan Baez, ai ishte 27 vjeç dhe ajo 41, kujtohet nga të dy si e çuditshme. Ajo s’dinte pothuajse asgjë nga ato që bënte ai, ai ishte miliarder dhe me shumë mundësi ishte krenar që ndante një të fejuar me Bob Dylan.
Ajo kujton ende me habi kur Jobs e çoi në një dyqan rrobash shumë i shtrenjtë e i tregoi një fustan i cili sipas tij i rrinte shumë mirë, dhe më pas i sugjeroi që ta blinte, ajo i ishte përgjigjur se nuk mund ta blinte, dhe ai nuk i bëri as ofertën për t´ia blerë e ikën.
Ron Wayne
Ishte një inxhenjer që Jobs e njohu kur punonte tek Atari dhe e përfshiu në themelimin e Apple, me një kuotë prej 10 % por pas dhjetë ditësh Wayne pati frikë prej përgjegjësisë dhe doli nga ndërrmarja shpejt e shpejt. Isaacson shpjegon se po të kishte qëndruar deri në 2010 do të kishte pasur një kapital prej 2.6 miliard dollarë.Ndërsa në fund të 2010 Wayne jetonte i vetëm në Nevada, ku luante në “slot machine” nga një penny e mbahej me çekun e asistencës sociale.
Të kopjuarit
Është një histori e njohur fakti që ideja grafike lindi në qendrën e kërkimit dhe të eksperimentimit të Xerox në Palo Alto (Xerox PARC). Kur Xerox ofroi të hynte në kapitalin e Apple në 1979, Jobs pranoi me kusht që tu tregoheshin atyre projektet e PARC. Jobs ka thënë më vonë se Xerox nuk do të kishte patur kurrë mentalitetin e duhur për të çuar përpara atë rrugë, gjë që bëri me një sukses historik Apple.
Vetëm se më vonë kjo ide u kopjua nga Microsoft për Windows, Gates në fakt ka përsëritur gjithnjë se të dy (Jobs dhe Gates) kopjuan nga Xerox, edhe pse gjenitë e Apple e zhvilluan idenë me cilësi shumë herë më të lartë.
Në një mbledhje të Apple Jobs akuzoi Gates se e kishte vjedhur dhe Gates iu përgjigj:”Steve, mendoj se ka më shumë se një mënyrë për ta parë këtë çështje.
Un mendoj se të dy kemi këtë fqinjin e pasur, njëfarë Xerox, dhe unë u futa fshehurazi në shtëpinë e tij për të vjedhur televizorin, por vura re se e kishe vjedhur ti më parë”.
Në fjalët e Jobs të cituara në fund të librit të Isaacson, ka ama një respekt të madh për Bill Gates.
Metoda
Ndryshe nga të tjerë zhvillues të prodhimeve, Jobs nuk besonte se klienti kishte gjithnjë të drejtë, ai vinte pasionin e tij për të krijuar diçka të madhe përpara dëshirës për të kënaqur klientin.
Finalja
“Ndoshta bëhet fjalë vetëm për një buton on/off, click edhe ikën. Ndoshta është për këtë arsye që nuk më ka pëlqyer kurrë të vë butona on/off në aparatet Apple”.
(adisin/BalkanWeb)