IBM, një grua në krye të gjigandit
Një grua në krye të IBM: Virginia Rometty, e quajtur ndryshe dhe “Ginni”, do të jetë prej një Janarit 2012 administratore dhe presidente e kolosit informatik amerikan.
Lamtumirë Palmisano- Aktualisht shefe e marketingut dhe senior zëvendës president e ndërmarrjes, menaxherja do të zë vendin e 60 vjeçarit Samuel J. Palmisano, i cili pasi ka punuar si president i IBM për gati dhjetë vjet do të mbajë postin e Presidentit të Këshillit të Administrimit.
Është hera e parë që një grua arrin të mbulojë rolin e presidentit të ndërmarrjes informatike amerikane.
53 vjeçarja, inxhenjere, Rometty ka mbi shpatulla një eksperiencë tridhjetë vjeçare në IBM, në fakt ajo ka filluar të punojë në këtë ndërmarrje në 1981.
Emërimi i saj shtrin “pushtetin femëror” në sektorin teknologjik, pasi që muajin e shkuar Meg Whitman është zgjedhur Administratore e Deleguar e kompanisë Hewlett Packard.
(adisin/BalkanWeb)