E Diel, 1 Nëntor 2026

Birre gozhde dhe sapun nga Stefan apliku

Stefan apaliku prezanton vepren e tij te re teatrale prodhim i Teatrit Migjeni te Shkodres. Nga 26 nentor ora 19.00 ne skenen e Migjenit tragjikomedia Birre gozhde dhe sapun e shkruar nga apliku i cili eshte edhe regjisor i shfaqjes.


Ngjarjet zhvillohen ne nje qyteze te ndertuar ne kohen e komunizmit ne Shqiperi afer nje miniere boksidesh qe rri e mbyllur qe prej 20 vitesh. Nderrimi i sistemit politik e ka nxjerre minieren jorentabel. Nje pjese e madhe e njerezve te mbetur mbas mbylljes se saj kane emigruar jashte shteti.


Nje pjese e vogel ka mbetur aty te papune dhe te pashprese.
Veprimi dramatik nis dhe mbaron brenda katit te pare te nje shtepie buze rruges nacionale qe sherben si klub dyqan dhe pike takimesh per te mbeturit e qytezes. Ngjarjet zhvillohen brenda 24 oresh.


Ardhja e nje te huaji ne qyteze zgjon vemendjen e te gjitheve. I huaji ka ardhur me nje projekt per te ndertuar nje spital te madh rajonal per kurimin e semundjeve profesionale te shkaktuara nga puna ne miniere. Ai i kerkon banoreve ndihme per te deshmuar para nje kamere televizive se jane te semure ne menyre qe ti perdore keto deshmi perpara donatoreve te mundshem.


Historia merr kthese kur e zonja e shtepise dhe pronarja e klubit bie ne dashuri me te huajin. Mirepo dashuria e tyre zbulohet shpejt prej banoreve te tjere te qytezes njeri prej te cileve e vret te huajin e bashke me te edhe endrrat e te tjereve.


Interpretojne Frederik Fistani Agron Dizdari Enver Hyseni Rita Gjeka Simon Shkreli Jozef Shiroka Besmir Halitaj Brikena Sinanaj Arbion Rexhepaj. Koreografia Aldo Nika.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›