QKK Mos na lini te biem ne kolaps

Qendra Kombetare Kinematografike kerkon nje shtese fondi 50 milione leke mbi buxhetin e planifikuar per vitin 2011. Kineastet kane nenshkruar kontrata me Qendren dhe rrezikojne te mos financohen
Per shkak te presionit te kineasteve kostos se filmit dhe shkurtimit te buxhetit ne mesin e vitit 2010 qe rendon ne realizmin e projekteve qe jane ne proces Artan Minarolli kryetar i Qendres Kombetare Kinematografike shtroi kerkesen per nje shtese fondi te buxhetit 2011 ne shumen e 50.000.000 lekeve.
Komisioni per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e degjoi raportin e Minarollit per shkurtimin e mbi 29 milione lekeve nga buxheti fillestar 2010 qe ne total ishte 146 milione leke.
Ne momentin e pakesimit te ketyre fondeve projektet kinematografike ishin perzgjedhur nga Komisionet e Miratimit te Projekteve dhe midis QKK dhe disa shtepive kinematografike fituese ishin lidhur kontratat e financimit duke patur paarsysh buxhetin fillestar te QKK.
Ne projektbuxhetin e vitit 2011 fondet jane planifikuar ne total 119 milione leke qe sipas kryetarit eshte i pamjaftueshem per realizimin e projekteve te kontraktuara nga Qendra duke rrezikuar jo vetem mosrealizimin e tyre humbjen e ritmit te zhvillimit te kinematografise shqiptare por edhe humbjen e bashkeprodhuesve dhe shumave financiare tashme te siguruara nga burimet e huaja te financimit. Kam frike se do biem ne kolaps tha me pak fjale Minarolli i cili ka nje vit eshte vendosur ne krye te QKK.
Ne do donim qe buxheti i vitit 2011 te jete se paku si i vitit 2009. Ketu nuk eshte thjeshte ceshtja per financim ka te beje pak edhe konsiderata per kinematografine. shte nje art qe ose duhet bere ose sduhet bere fare.
Presionet jane rritur jashte mase. Kryetari permendi radhen e te rinjve 17 projekte nga brezi i ri qe presin te provojne ne gjinine e filmit te shkurter artistik.
Me kete buxhet nuk mund te mbeshteten me shume 2 te rinj. Te syte i kane nga ne. QKK eshte nje u tha Minarolli atyre pak anetareve te komisionit qe mbeten deri ne fund te raportit.
Edhe Ligji Per Sponsorizimet qe kujtoi Minarolli nuk i lejon ende kineastet shqiptare qe te kerkojne mbeshtetje financiare ndersa sponsore si kompanite e medha AMC apo Vodafone jane te prirur qe te financojne gjerat qe jane me sot me neser ndersa kur marrin vesh qe filmi do vite per tu bere as qe denjojne te futen ne prodhimin kinematografik.
Keshtu qe QKK ka mbetur e vetme dhe nuk ka mbeshtetje.
Sic dihet ne zbatim te ligjit Per Kinematografine Qendra Kombetare e Kinematografise QKK vepron si person juridik publik me statusin e institucionit qendror dhe menaxhon fonde publike me ze me vete ne buxhetin e shtetit.
Ajo eshte pergjegjese per zbatimin e politikave shteterore ne fushen e kinematografise per administrimin e trashegimise - edhe prodhimi i ish Kinostudios Shqiperia e Re eshte nen administrimin e saj. Ajo zbaton politiken e buxhetit te vogel te filmit qe eshte karakteristik per te gjithe vendet e vogla si Shqiperia.
Dalja nga buxheti i vogel ne ate te mesem eshte shpallur si nje nga prioritetet e QKK bashke me integrimin e prodhimit te ri kinematografik ne rrjetin dhe tregun nderkombetar.
Integrim ne rrjetin nderkombetar po per territorin e brendshem cbehet Filmat qe prodhohen ku shkojne pyet deputeti Mark Marku. Kryetari Minarolli regjisor ne profesion tha se e vetmja baze qe ka Qendra per prezantimin e kinemase shqiptare jane vetem kinemate. Edhe ato jane edhe sjane.
Edhe qarkullimi i parase qe ben nje film yni eshte i paperfillshem. Minarolli sqaroi qe nese filmi qarkullon ne kinema 10 milione leke te vjetra 20 i kthehet Qendres. Me shume se kaq nje film shqiptar qe rri dy deri ne tri jave ne kinema nuk mund te qarkulloje.
Ne Tirane jane vetem 3-4 kinema por kontrate behet vetem me njeren. Nderkohe qe per qytetet e tjera aq qe behet fjale.
Edhe televizionet shtoi kryetari kane filluar te levizin kane filluar te blejne filma ndonje edhe te hyje ne produksion. Digitalb ka dhene shenja te mira. Kane qene financimet e huaja ato qe kane bere te mundur financimin e filmit vende si Gjermania Franca Austria Greqia Italia.
Pas ketij raporti anetaret e Komisionit dolen ne perfundimin e kerkesa e QKK per fondin shtese 50 milione leke eshte jashtezakonisht e motivuar dhe i duhet percjelle Komisionit te Ekonomise dhe te Financave qe te miratohet.
TVSH hyn ne produksion
E vertete qe QKK nuk ka mbeshtetje te tjera financiare vec buxhetit te shtetit. Por dje Minarolli e permendi me entuziazem aktin e Petrit Becit Drejtor i Pergjithshem i Televizionit Publik Shqiptar. Ai nxori nje vendim te vecante sipas te cilit te gjithe filmat qe do te financohen nga QKK do te financohen edhe nga TVSH jo me pak se 3 milione leke te reja. Kjo eshte nje fitore per ne sepse ne kete menyre kemi siguruar nje kooproducent qe ne fillim.