E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedë e dështuar

26/02/10 16:32

Gjatë kohës që të tjerët kërcejnë dhe këndojnë, Rezarta i kërkon Jetmirit që të flasin. Fillimisht Jetmiri i thotë që të sqarohen më vonë, por Rezi insiston se ajo do që të bisetojnë tani. Ajo i thotë Jetmirit se e vetmja gjë që bën Jetmiri gjithë ditën është me dal jashtë me pi cigare e më pas kthehesh këtu brenda. Ajo i thotë që të rrinë më shumë bashkë dhe Jetmiri i thotë se çfarë do që të bëjë ai. Rezi i tregon se ajo u kishte thënë banorëve të tjerë se ajo dhe Miri sot do të gatuanin. Jetmiri sqaron se Rezi u çua vonë sot prandaj nuk e bënë dot një gjë të tillë. Më pas ai i thotë se ndjehet i lodhur jam i lodhur duke dhënë shpjegime, do iki fare në shpi, për Zotin i thotë Miri Rezartës. Vajza i thotë se ajo nuk po i kërkon shpjegime dhe Miri i shpjegon se ai është lodhur nga banorët e tjerë, jo nga ajo. Më pas Rezarta e këshillon djalin që ta marrë më shtruar dhe të mos ndikohet prej banorëve të tjerë. Jetmiri hesht dhe Rezi i kërkon që të flasin, por ai i kërkon vajzës duke iu lutur që ta lërë pak të mendohet dhe të bisedojnë më vonë. Kështu biseda e tyre shtyhet për më vonë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›