E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni xheloz

26/02/10 16:44

Banorët bëjnë gara vallzimi dhe Bertina kërcen me disa nga djemtë e shtëpisë. Erioni shkon dhe ulet përballë Jetmirit dhe të dy rrinë të mërzitur. Pas disa minutash aty vjen Bertina e cila e pyet Erionin se çfarë ka. Erioni i mërzitur thotë se është lodhur duke pastruar banjën, por Bertina nis ta marrë me të mirë duke kujtuar se ai është bërë xheloz ngaqë ajo kërceu me djemtë e tjerë. Ajo insiton, por Erioni mohon që të jetë mërzitur për këtë arsye dhe i kërkon që ta lërë të qetë sepse ai po merret me cigaret. ik më lër të mbarojë këtë punë i thotë Erioni, por Bertina ia kthen nuk të lë jo, e mbarojmë bashkë këtë punë. Erioni i thotë se nuk i pëlqeu roli i Bertinës gjatë lojës së kërcimit dhe Bertina shfajësohet duke i thënë se ishte vetëm një lojë. Të dy debatojnë për disa minuta dhe Bertina mërzitet nga fjalët e Erionit dhe ashpërsia e të folurit të tij. Bertina e cila ishte përpjekur gjatë gjithë kohës që ta qetësonte Erionin, por përpjekja e saj dështoi, largohet e mërzitur dhe Erioni nis të bisedojë me Jetmirin. Miri i thotë nuk po më shtyhet mua o shoku dhe Erioni i thotë se as atij nuk i shtyhej në disa momente, por do vijnë të tjera gjëra dhe do të shtyhet prapë. Erjoni shkon në dhomën e rrëfimit ndërsa Jetmiri vazhdon të rrijë i mërzitur. Rezarta shkon përsëri pranë Jetmirit dhe nis ta pyesë, por Jetmiri i thotë se nuk do që të flasë me njeri për momentin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›