Bisedë telefonike Mitsotakis-Erdogan për krizën në Lindjen e Mesme

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk, Recep Tajip Erdogan, kanë zhvilluar një bisedë telefonike në fokus të së cilës ishte stabiliteti dhe siguria rajonale në Lindjen e Mesme, duke shkuar përtej çështjeve që lidhen me axhendën greko-turke, shkruan ATSH.
Sipas gazetës greke ”Kathimerini” “ky zgjerim i agjendës në shkëmbimet mes Mitsotakis dhe Erdogan shihet gjithashtu si dëshmi e një niveli të përmirësuar ndjeshëm të komunikimit dhe gjithashtu ka një karakter thelbësor”.
”Nëse konflikti në Gaza do të zgjatet, rajoni do të destabilizohet do të ketë pasoja direkte ose indirekte në sigurinë e të dy vendeve”, shton gazeta.
”Për më tepër, një luftë e zgjatur do të krijojë kushtet për flukset migratore nga Gaza dhe kampet ekzistuese të refugjatëve në vendet fqinje”, paralajmëron ”Kathimerini”.
( Sipas ATSH )
/ rtsh.al /