E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bisedë telefonike mes Bidenit dhe Netanyahu, fokusi te hakmarrja ndaj Iranit

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të ketë një telefonatë sot, të mërkurën, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Në fokus të bisedës do të jenë planet e Izraelit për të goditur Iranin.

Dje, të martën, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galand shtyu udhëtimin e tij në Uashington. Mediat izraelite raportuan se kryeministri Netanyahu urdhëroi ministrin e tij të shtyjë vizitën.

Netanyahu fillimisht donte të fliste me telefon me presidentin amerikan Joe Biden dhe qeverinë izraelite për të miratuar hakmarrjen për sulmin raketor të Iranit në Izrael më 1 tetor.

Ndërkohë, Libani ka kërkuar armëpushim, por Izraelin duket se nuk e ka bindur ende asnjë marrëveshje e paraqitur./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›