E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Milton” alarmon SHBA-të, evakuohen njerëzit në Florida, Biden: Largohuni, është çështje jetë a vdekje

Pas paralajmërimeve  të goditjes  nga  uragani “Milton”, miliona njerëz në Florida  janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre

“ Milton mund të jetë një nga stuhitë më të fuqishme në 100 vitet e fundit. Duhet të ishit evakuuar tani. Është një çështje jetë a vdekje dhe kjo nuk është hiperbolë”, tha Biden.

Uragani  pritet të godasë zonën e Tampas , ku jetojnë mbi tre milion njerëz, megjithëse parashikuesit thanë se rruga e stuhisë mund të ndryshojë përpara se të prekë tokën në orët e vona të së mërkurës në mbrëmje ose herët të enjten në mëngjes, sipas orës lokale.

Banorët e zonës të panikosur për tu larguar sa më parë nga rreziku bllokuan autostradat dhe pikat e karburantit.

Stuhia vjen më pak se dy javë pasi uragani “Helene”, goditi SHBA-në juglindore, duke vrarë të paktën 225 persona , ndërsa  qindra të tjerë janë ende të zhdukur. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›