Bisedime për paqe mes Pakistanit dhe Afganistanit
ISLAMABAD- Një delegacion afgan, i kryesuar nga i dërguari i qeverisë, Salahuddin Rabbani pritet sot në Islamabad për bisedime me zyrtarë të lartë pakistanezë mbi procesin e paqes dhe të pajtimit në Afganistan.
Delegacioni afgan i Këshillit të Lartë për Paqe, i kryesuar nga Rabbani pritet të zhvillojë bisedime me presidentin pakistanez Asif Ali Zardari, me kryeministrin Raja Pervez Ashraf si dhe me ministrin e Jashtëm dhe me zyrtarë ushtarakë.
"Rabbani u ftua në Pakistan nga ministri i Jashtëm, Hina Rabbani Khar për bisedime me autoritetet mbi procesin e paqes dhe të pajtimit në Afganistan", theksuan burime zyrtare.
Bisedime të ngjashme u ndërprenë në shtator të vitit 2011 për shkak të vrasjes së Burhanuddin Rabbanit, ish-presidenti i Këshillit të Lartë për Paqe, i cili humbi jetën në një sulm kamikaz.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)