E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet Dell Presim propozimet e BE-se

Shtetet e Bashkuara te Amerikes ende nuk kane vendosur nese do te perfshihen ne bisedimet qe pritet te zhvillohen ndermjet Kosoves dhe Serbise ndonese Prishtina zyrtare insiston se njera prej paleve ndermjetesuese duhet te jete diplomacia amerikane.

Ambasadori amerikan ne Prishtine Christopher Dell ka sqaruar se SHBA-ja eshte ne pritje te propozimeve nga Brukseli per temat qe duhet te shqyrtohen mes Prishtines dhe Beogradit.

Do te shikojme me kujdes se cfare do te propozoje BE-ja dhe nese shohim se struktura e bisedimeve dhe ceshtjet ne axhende jane te pershtatshme dhe nese Kosova beson se kjo eshte rruga e duhur perpara atehere jemi te gatshem ta mbeshtesim procesin. Por se pari duhet ti shohim propozimet para se te biem dakord ka thene ambasadori Dell ben te ditur Telegraf.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›