E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjitha rruget cojne tek Obama

Presidenti amerikan Barack Obama ka nisur fushaten e zgjedhjeve afatmesme me propozimin e nje sere iniciativash te rendesishme ekonomike duke perfshire ketu projektet per te zevendesuar infrastrukturen rakitike amerikane per ta permiresuar si dhe per te krijuar shtysa te reja per bizneset e vogla dhe per te zgjeruar uljen e tatimeve per shtresen e mesme. Secila nga keto ide eshte perkrahur ne kor nga ata qe pohojne se ne klimen e tanishme politike masa te tilla nuk do mund te kaloje per miratim ne Kongres. Eshte e vertete se skenari eshte i zymte por gjendja ekonomike me te cilen Amerika po ben llogarite e justifikon nje pergjigje te nje lloji tjeter.

Shtetet e Bashkuara po perballen jo me nje por me dy kriza ekonomike. E para eshte rreziku qe recesioni i tanishem te perkeqesohet. E dyta eshte edhe me shqetesuese nje humbje konkurrence ne nje afat te gjate ne qofte se nuk trajtohet do ta beje me te veshtire per te krijuar vende te reja pune dhe per te terhequr investimet e per te mbeshtetur supremacine nderkombetare. Per keto dy arsye eshte e rendesishme qe politikanet amerikane te lene menjane qendrimet partiake dhe te ndermarrin masa te menjehershme konkrete edhe pse ne muajt e fundit te ciklit zgjedhor jane periudha me e veshtire per te treguar nje guxim te ngjashem politik domethene te nje liderishipi pergjegjes.

Te gjitha propozimet e Presidentit jane te ndjeshme dhe ka te ngjare te sjellin perfitime. Sipas mendimit tone me premtues eshte propozimi per krijimin e nje banke per infrastrukturat nje ide qe eshte keqinterpretuar ne shume reagime fillestare. Eshte thelbesore qe udheheqesit e te dy paleve duhet ta shqyrtoje me kujdes dhe te gjejne nje menyre per ta vene ate ne praktike.

Ne fjalimin e mbajtur ne Milwoki te dielen e kaluar Obama foli per nje perpjekje qe gjate gjashte vjeteve te ardhshem do te prodhoje me shume se 250 mije kilometra e rruge 65 mije kilometra hekurudhe dhe 250 pista per uljen e aeroplaneve. Plani parashikon te perfshije modernizimin e sistemit te kontrollit te trafikut ajror amerikan.

Duke pare qe shume autostrada amerikane jane qe nga koha e administrates Eisenhauer ose me heret dhe se sistemi i trafikut ajror sot eshte tejet i mbushur dhe kerkon qe linjat ajrore per te udhetuar perfshijne nje humbje kohe dhe karburantit te pakuptueshem eshte jashtezakonisht e qarte ne aspektin praktik se SHBA-ja ka nevoje per kete plan. Administratat e meparshme nuk e kane bere kete detyre shtepie duke lene te degjenerohen infrastrukturat. Pervec kesaj nje investim i ketij lloji eshte nje nga menyrat me te sigurta per te krijuar vende te cilesise ne nje kohe kur ne tregun e punes SHBA-ve ka nje nevoje te madhe.

Disa thone se plani eshte shume pak ambicioz. Ne do te ishim me te lumtur nese perpjekja do te ishte me konsiderueshme por keto kritika nuk e marrin parasysh nje nga perfitimet me te medha qe vijne nga perdorimi i nje strukture bankare. Nese SHBA ve ne plan 50 miliarde dollare sic eshte propozuar banka mund te perdore instrumentet klasik te levave financiare per te prodhuar nje shifer ndoshta kater ose pese here me shume ne kredi. Nese programi deshmohet i suksesshem ne mund te imagjinojme nje numer te madh institucionesh te tjera te afta per tu vete-financim ne fusha te tilla si infrastruktura per energjine ose telekomunikacionet.

Nder reagimet e para ka pasur edhe ata qe kane quajtur propozimin si nje nxitje tjeter stimuluese duke gjykuar se eshte shume i shtrenjte. Eshte e rendesishme per te kuptuar dallimin mes shpenzimeve dhe investimeve. Vlera e programeve qe vetem paguajne pagat e punonjesve publike mund te diskutohet por kjo do tu jape perfitime ne shume nivele. Bankes do ti ktheheshin parate e shpenzuara dhe do te kishte fitimet nga veprimtaria e kredise.

Fakti se plani shtrihet per nje periudhe prej gjashte vitesh do tu jape besim kompanive per te shtuar investimet e tyre me ata te bankes duke rritur keshtu efektin shumezues qe keto programe zakonisht prodhojne. E gjithe kjo plus levave financiare mund te shnderrohet ne nje kapitalizim tregu nga 50 miliarde dollare ne vlere prej 300-350 miliarde dollare. Per me teper keto projekte do te ndihmoje ne rritjen e bazes tatimore. Per te gjitha keto arsye eshte e gabuar te hedhesh instinktivisht kunder propozimit duke eliminuar ate si nxitje tjeter kur ne te vertete kemi te bejme me nje projekt qe eshte vete-financim qe krijon pasuri dhe rrit aftesine konkurruese.

Sipermarresit nuk e kane te veshtire per te kuptuar se ky lloj investimesh duhet te trajtohen ndryshe nga shpenzimet e tanishme sepse pothuajse te gjithe bizneset buxhetore i trajtojne ne kete menyre. Ata duhet te kuptojne se duke investuar ne infrastrukture eshte nje parakusht per rivendosjen e konkurrences dhe rritjen ekonomike. Kjo eshte arsyeja pse ne besojme se kompanite duhet te jete te parat qe duhet te mbeshtesin propozimin e Presidentit. Nese lideret politik kane ide per te bere kete banke te forte ose me te vemendshme ndaj nevojave te qytetareve aq me mire. Por tani eshte e domosdoshme te kuptohet se duke e fundosur kete projekt dhe iniciativat tjera te shendosha te Presidentit ne kete kohe te brishte do te prodhonte cmim me te larte se sa eshte cmimi i projekteve te propozuara. Financial Times

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›