E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet Prishtina kunder OKB-se

Dje ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara u prezantua raporti per Kosoven ku vendet anetare kerkuan nisjen sa me shpejt te dialogut Prishtine-Beograd.

Por pala kosovare mendon ndryshe. Sipas analistit politik Driton Lajci do te ishte me mire qe qeveria e re dhe ligjore qe do te dale nga zgjedhjet e 12 dhjetorit te merrej me bisedimet.

Edhe ministri i Brendshem kosovar ne largim Bajram Rexhepi eshte shprehur se me e frytshme do te ishte qe bisedimet te nisin pas perfundimit te zgjedhjeve te jashtezakonshme.

Do te ishte me mire sikur bisedimet te nisnin pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit dhe formimit te qeverise se re qe do te dale prej tyre ka deklaruar Rexhepi.

Edhe zyrtare te tjere kosovare pavaresisht krahut politik te cilit i perkasin jane shprehur se institucionet e reja qe do formohen pas zgjedhjeve duhet te marrin persiper pergjegjesine per bisedimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›