E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni Kan kritikon viziten e Medvedev ne ishujt Kurile

Lajmi u be i ditur nga nje zyrtar japonez. Kryeministri japonez protestoi para presidentit rus Medvedev pasi ky i fundit vizitoi para disa javesh ishujt Kurile deklaroi para shtypit Tetsuro Fukujama zedhenes i qeverise japoneze. Dy drejtuesit u takuan koke me koke ne kuader te samitit te Forumit Ekonomik te Azi Paqesorit Apec.

Moska dhe Tokio kane mosmarreveshje per kater ishuj ne arkipelagun e Kurileve qe japonezet e quajne Territoret e Veriut. Ato u aneksuan nga sovjetiket me 18 gusht 1945 tre dite pas njoftimit te kapitullimit te Japonise. Kjo mosmarreveshje ka penguar qe prej 65 viteve nenshkrimin e nje traktati paqeje mes dy vendeve.

2010-11-13 1550

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›