Bisedimet arrihen dy marreveshje ne Bruksel

Në Bruksel ka përfunduar raundi i radhës i dialogut Kosovë – Serbi. Bisedimet e së premtes, ndonëse në një atmosferë të tensionuar, kanë arritur të përfundojnë me dy marrëveshje, një për vulat doganore dhe për regjistrin kadastral. Sipas palëve pjesëmarrëse, zbatimi i marrëveshjes për vulat pritet të ndodhë shumë shpejt.
Kreu i delegacionit serb në bisedime, Borislav Stefanovic, tha se me njohjen e vulave, pritet që Kosova “brenda 7-10 ditësh të heqë embargon ndaj mallrave të Serbisë” dhe të lirojë mundësinë e qarkullimit të lirë të mallrave nga Serbia në, siç tha ai, “pjesën tjetër të territorit të Serbisë”.
Ndërkaq, sipas Telegraf, kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes, tha se kjo e fundit do të thotë “heqje e embargos shumëvjeçare që Serbia u ka bërë mallrave të Kosovës”, në kundërshtim me, siç u shpreh, parimet e tregtisë së lirë në rajonin e CEFTA-s.
Tahiri dhe Stefanovic po ashtu kanë KosovaPolicia e Kosovës hap konkurs për anëtarë të rinj Bisedimet, Thaci: Serbia të njohë vulatLDK kundër fesë në shkolla konfirmuar se është arritur të jnë dakord edhe kadastrën, raporton Radio Evropa e Lirë. Tahiri tha se pas kësaj marrëveshjeje, pritet që Serbia t’i kthejë Kosovës regjistrat e kadastrave, mirëpo pranoi se një gjë e tillë do të bëhet duke kthyer origjinalet e skanuara.
Të dyja palët pranuan se atmosfera e sotme ishte “shumë negative”. Stefanovic tha se kishte mjaft akuza ndaj palës serbe për rolin e Beogradit në veri të Kosovës, por theksoi se nuk është diskutuar për situatën në këtë pjesë e as për strukturat e atjeshme.
Kryengeociatorja Tahiri konfirmoi po ashtu atmosferën jo të mirë në takim. Duke folur personalisht tha se më parë e kishte parë si “njeri të dialogut” zotin Stefanovic, mirëpo gjatë verës ky i fundit, sipas saj, ishte shndërruar në “krijues të trazirave”.