Bisedimet e para tregtare SHBA-Kinë që kur Biden mori detyrën

Negociatorët tregtarë të SHBA dhe Kinës vendosën kontakte mbi mosmarrëveshjen e vazhdueshme tregtare midis dy vendeve, për herë të parë që kur presidenti i SHBA, Joe Biden mori detyrën.
”Përfaqësuesja e Tregtisë e SHBA, Katherine Tai dhe zëvendëskryeministri kinez, Liu Ai u takuan për bisedime”, theksuan të dy palët në deklarata të veçanta.
“Të dy palët kanë pasur shkëmbime të sinqerta, pragmatike dhe konstruktive”, theksoi Ministria kineze e Tregtisë.
Edhe SHBA dhanë një vlerësim të ngjashëm duke përmendur një “shkëmbim të sinqertë” midis të dyve.
Zgjedhja e fjalëve në skenarët diplomatikë zakonisht tregon se ka pasur disa ndryshime mendimesh gjatë diskutimeve./ATSH