E Enjte, 5 Nëntor 2026

KS-OKB bën thirrje për lirimin e zyrtarëve të arrestuar nga ushtria në Mali

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) bëri thirrje për lirim të menjëhershëm dhe dënoi arrestimin e zyrtarëve të qeverisë së tranzicionit në Mali nga ushtria.

KS-OKB bëri një deklaratë pas takimit të mbyllur për krizën politike në Mali duke njoftuar se mbështet procesin e tranzicionit civil 18 mujor që do të çojë në zgjedhje dhe rendin kushtetues.

Duke dënuar arrestimin e zyrtarëve të qeverisë së tranzicionit nga ushtria në Mali, KS-OKB bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm në mënyrë të sigurt dhe pa kushte të zyrtarëve të qeverisë.

– Kriza politike në Mali

Më 18 gusht 2020 në Mali është kryer grusht shteti ndërsa u arrestua presidenti Boubacar Keita dhe u formua qeveria e re nën strukturën e Këshillit të Tranzicionit.

Pas njoftimit të ndryshimit të kabinetit më 24 maj disa zyrtarë të lartë në vend, përfshirë presidentin e Këshillit të Tranzicionit dhe kryeministrin u morën nga njësitë e ushtrisë dhe u dërguan në kampin ushtarak Kati i cili është kalaja e juntës ushtarake.

Koloneli Sadio Camara i cili në kabinetin e mëparshëm ushtronte detyrën e ministrit të Drejtësisë dhe ministri i Sigurisë, koloneli Modibo Kone nuk u përfshinë në kabinetin e ri. Sipas pretendimeve Camara dhe Kone kanë organizuar grushtin ushtarak në vend më 18 gusht 2020./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›