E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bisedimet për koalicionin qeverisës/ Analisti: Gjuha e Kurtit e çuditshme dhe e papranueshme, thellon ndarjet në Kosovë

PRISHTINË- Në zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur parlamentin e ri.

Lëvizja Vetëvendosje u shpall fituese, por kjo fitore ishte e brishtë pasi Albin Kurti nuk i siguroi dot numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë i vetëm, pa ndihmën e të tjerëve.

Analisti i njohur Agon Maliqi theksoi në “Ballkan Update” se populli i Kosovës vendosi me votë, ndërsa detyra tani u përket partive politike për formimin e qeverisë.

Ai kritikoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili sulmoi dhe përdori një gjuhë të papranueshme për opozitën.

Sipas Maliqit, gjuha dhe fjalori i Albin Kurti ishte i çuditshëm dhe që thellon ndarjet mes partive politike.

“Ajo që mund të thuhet është se votuesi në Kosovë e ka dhënë verdiktin e tij dhe verditkti është që VV të qeverisë Kosovën, por jo të sundojë. Duket që Albin Kurti, natën pas zgjedhjeve, në fjalim që mbajti pas fitores, ishte i çuditshëm  dhe i ashpër. Kurti do duhej t’ia shtrinte dorën opozitës, por e ka sulmuar. Gjuha e Kurtit ishte për thellimin e ndarjes”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›