E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet për zgjedhjet, Nishani përjashton FRD-në

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka përjashtuar nga bisedimet konsultuese për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, partine qe përfaqësohet me një deputet në Kuvend, Fryma e Re Demokratike.

Ftesa u është dërguar 6 partive parlamentare PD, PR, LSI, PDIU dhe PS e PBDNJ nga opozita, por është lënë jashtë tryezës partia e Bamir Topit, që përfaqësohet me Gazmend Oketën, raporton Vizion Plus.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor në vitin 2008 kanë ngushtuar hapësirën e presidentit, për të dekretuar datën e zgjedhjeve, në 2 mundësi.

Ish-këshilltari i presidentit Topi, Afrim Krasniqi mendon se konsultimet janë një praktike preferenciale, që zgjedh kreu i shtetit, por ai shton se data më optimale për mbajtjen e tyre do të ishte 23 qershori.

Pavarësisht caktimit të datës së zgjedhjeve, ekspertët mendojnë se kemi humbur kohë me konstituimin e KQZ-së së re. Kjo sipas tyre mund të vërë në rrezik futjen e teknologjisë në 2 qarqe pilot. Në Fier do të përdoret për herë të parë numërimi elektronik i zgjedhjeve, ndërsa në Tiranë do të zbatohet projekti pilot për identifikimin elektronik të votuesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›