Biserko Serbia do ta njohe Kosoven
Ndarja e Kosoves nga Serbia ka shkaktuar deme te medha ekonomike per te dyja vendet por ne te njejten kohe ka zgjidhur problemet madhore te shqiptareve thote ne nje interviste te posacme per Top Channel kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko.
Para politikes dhe duke i vene ne rend te pare interesat e qytetareve Biserko kerkon afrimin e popujve. Nderkohe sa i perket mospajtimeve politike kjo do te zgjidhet ne rrugen e perbashket te integrimit te te dyja vendeve.
Kjo ceshtje pashmangshmerisht vjen ne rend te dites pavaresisht cfare marredheniesh ka qeveria aktuale ndaj Kosoves. Kjo eshte nje pyetje e cila vetvetiu do te vihet ne pah. Pasi sic dihet BE-ja nuk pranon per anetar ato shtete te cilat kane debate territoriale ose nuk i kane te rregulluara marredheniet reciproke. Kusht per anetaresim ne BE eshte bashkepunimi rajonal dhe kjo do te jete nje kriter shume i rendesishem ndermjet Prishtines dhe Beogradit per anetaresimin e tyre te ardhshem ne BE tha Biserko.
Sipas Biserkos ceshtja e statusit te Kosoves ka mbetur nje pike e nxehte ne Beograd dhe Prishtine por me kalimin e kohes kjo ceshtje po shkon drejt zbutjes.
Duke patur parasysh rolin e Serbise ne Ballkan sidomos ate te destabilizimit te dekadave te fundit eshte e rendesishme qe kjo te eliminohet me vete procesin e kandidimit te Serbise ne BE dhe marrjes se statusit te vendit kandidat gje qe mendoj qe te gjitha shtetet ne Ballkan e meritojne tha Biserko.
Nderkohe sa i perket dialogut ndermjet Kosoves dhe Serbise kryetarja e Helsinkut ne Serbi thekson se dialogu duhet te perfshinte temat qe kane te bejne me jeten e qytetareve sic jane te zhdukurit e luftes ceshtjet ekonomike pasi te dyja vendet po humbin mjaft me mosfunksionimin e doganave. Duke e cilesuar diskriminuese izolimin e Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave Biserko deklaron se Kosova ka mbetur e izoluar padrejtesisht ne raport me vendet e tjera te rajonit.