Serbia Jo reduktimit te trupave te KFOR-it
Shefi i shtabit te pergjithshem te ushtrise serbe Milloje Miletic eshte kunder reduktimit te trupave te KFOR-it ne Kosove.
Ne nje prononcim per mediat serbe Miletic eshte shprehur se situata e sigurise dhe ajo politike ne Kosove nuk jane permiresuar sa duhet.
Situata ne Kosove eshte relativisht e qete por edhe jashtezakonisht e paqendrueshme ka deklaruar Miletic.
Reagimi i ushtarakut te larte serb vjen pas njoftimeve te vazhdueshme te NATO-s se do te zvogeloje gradualisht pranine ne Kosove deri ne 5 mije njesi me argumentin se situata e sigurise eshte permiresuar.