E Martë, 3 Nëntor 2026

Bivol: Synimi i UNICEF, përshpejtim i kujdesit dhe garancive evropiane për fëmijët

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Zëvendësdrejtori rajonal i UNICEF për Evropën dhe Azinë Qendrore, Octavian Bivol tha sot se “synimi ynë është që fëmijët duhet të mbështeten nga strukturat të fuqishme në zonat ku ata jetojnë në të gjithë rajonin”.

Në fjalën e tij në konferencën rajonale “Përshpejtimi i reformave të kujdesit për fëmijët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, Bivol tha se “karta e garancive evropiane në shumë sektorë përbën edhe synimin tonë të përbashkët. Po ashtu ne do të punojmë së bashku për zbatimin e kësaj karte në disa vende të BE-së, të cilat kanë treguar që asnjë fëmijë nuk duhet lënë pas dhe duhet të krijojmë partneritet të fuqishëm, të cilat do të përfshijnë jo vetëm qeverinë por edhe botën akademike, shoqërinë civile dhe po ashtu të rinjtë”.

Më tej Bivol u shpreh se “besoj se të gjithë këtu me gjithë këta të rinj jemi të kënaqur, që na kanë treguar me fjalën e tyre qe në të bëjmë më shumë për mbështetjen e të rinjve. Kjo konferencë sot, e cila organizohet nga qeveria shqiptare dhe BE dhe me mbështetjen e UNICEF do të theksojë nevojat, të cilat duhet ta përshpejtojnë kujdesin për fëmijët dhe garancitë evropiane për fëmijët. Ne do të dëgjojmë edhe fjalët e përvojat që do të ndajnë me ne përfaqësuesit e rajonit dhe të rinjtë e këtyre vendeve”.

Ai falënderoi qeverinë e Shqipërisë për organizmin e kësaj konference.

“Në konferencë do të ndajmë përvojat tona lidhur me këtë instrument kaq të rëndësishëm të politikës që ka të bëjë me përshpejtimin e kujdesit për fëmijët. Nuk do të doja të lija pas edhe reformat për kujdesin ndaj fëmijëve dhe pikërisht përshpejtimin e kujdesit ndaj tyre, që i bashkon këto politika nga të gjithë partnerët tanë dhe që kanë të bëjnë me qenien e fëmijëve dhe siç e tha ambasadori Gonzato ka të bëjë me plotësimin e të drejtave të fëmijëve”, nënvizoi Bivol duke shtuar se më së shumti edhe me theksimin e kapitalit njerëzor.

Kjo, vijoi Bivol, është një e drejtë që duhet plotësohet, por është gjëja më e mirë që ne të investojmë në garancinë për fëmijët dhe të rinjtë që të kemi edhe investime të qëndrueshme për popullatat tona në vendet tona.

“Evropa në këtë moment është në një moment të rëndësishëm së pari duhet të njohim progresin, zhvillimin që është bërë në shumë aspekte të reformave që kanë të bëjnë për kujdesin ndaj fëmijëve. Vetëm një dekadë më parë ky rajon kishte numrin më të madh të fëmijëve, të cilët ishin në kujdesin e organizatave të ndryshme. Këtu kemi pasur të bëjmë me numrin më të lartë të fëmijëve nën kujdesin e institucioneve shtetërore, por tashmë mund të shenjojmë një zhvillim të dukshëm, i cili ka të bëjë me ruajtjen e familjeve së bashku dhe është e rëndësishme të punojmë edhe me ata fëmijë, të cilët nuk mund të qëndrojnë në familjet e tyre. Për këtë arsye kujdesi për fëmijët është themelor”, nënvizoi Bivol.

Bivol tha se “ndërkohë ne japim nota pozitive për zhvillimet e bëra duhet të themi se kemi po ashtu shumë fëmijë që jetojnë nën kujdesin rezidencial, fëmijë që kishin pasur probleme më herët, fëmijë që vijnë nga familje apo zona më të varfra, fëmijë që nuk janë të shoqëruar nga familjet e tyre për shkak të emigracionit ose që vijnë nga grupe të pakicave”.

Duke folur për prioritetet kryesore të UNICEF për kujdesin ndaj fëmijëve, Bivol tha se “edukimi dhe kujdesi në vitet e ara të jetës është themelore që ne të kujdesemi shumë gjatë këtyre viteve të para, ku kemi më shumë se gjysmë milioni fëmijë që në vitet e para të jetës janë pothuajse në rrezikun e mos pasjes së këtyre përfitimeve. Kemi 11 milionë fëmijë me aftësi ndryshe në rajon dhe vetëm 800 mijë prej tyre janë të regjistruar në institucionet arsimore. Në Evropë rreth 35% e fëmijëve me aftësi ndryshe nuk janë në shkollat publike dhe kemi një ndasi. Një arsim gjithëpërfshirës është diçka që nuk mund të negociohet”.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›