E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Klasa arsimore dhe arti pranë spitaleve të fëmijëve

TIRANË, 9 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama informoi sot mbi nismën më të re për krijimin e klasave arsimore dhe artit pranë spitaleve.

Gjatë punimeve të konferencës rajonale për kujdesin ndaj fëmijëve që po zhvillon punimet në Tiranë, Rama u ndal te rritja e mbështetjes financiare por edhe institucionale në programet në mbështetje të fëmijëve.

Në këtë drejtim, kryeministri bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit janë duke punuar aktivisht që të rrisin numrin e mësuesve specialë.

“Ashtu sikundër ne kemi hapur një kapitull të ri në sistemin tonë të shërbimit shëndetësor në hapjen e klasave të para për fëmijët e shtruar në spital. Bëhet fjalë për klasa arsimore dhe klasa arti të cilat do iu shërbejnë që të mos humbasin kontaktin me mësimin. Por nga ana tjetër më shumë se kaq, iu shërben përmes një kurrikule speciale që të energjizojnë besimin dhe bindjen se do t’ia dalin në betejën me sëmundjet e tyre”, theksoi Rama. /j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›