E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizhdili ne polici goditi me tavell duhani arbitrin

LAC- Presidenti i Beses Nexhat Bizhdili ka goditur me nje tavell duhani arbitrin kryesor te ndeshjes Laci-Besa Emirjon Sino.
Takimi i zhvilluar te premten ne fushen e Lacit ka perfunduar me fitoren 1-0 te vendasve fale nje goli te realizuar nga Shazivari ne minutat shtese. Kreu i klubit kavajas eshte nervozuar tej mase me gjyqtarin dhe i ka leshuar nje tavell e cilas sipas Federates e ka demtuar lehte arbitrin Sino ne pjesen poshte syrit.

Nderkohe Bizhdili mesohet se ka nxjerre edhe nje arme por nje gje e tille eshte mohuar nga policia. Kjo e fundit ne dy deklarata kontradiktore te saj shkruan se presidenti i Beses ka perdorur celular ndersa me pas e korrigjon duke thene se ka qene tavell duhani. Por pavaresisht kesaj forcat e rendit e kane shoqeruar ne rajon presidentin e Beses i cili me pas ne menyre te habitshme eshte lene i lire.

Pretendimet e Bizhdilit kane qene per arbitrimin e bere nga gjyqtari Sino ne Lac por sidomos per minutat e shumta shtese te dhena prej tij. Tre sezone me pare Bizhdili goditi me kepuce gjyqtarin Bardhyl Pashaj ne perfundim te ndeshjes Besa-Kastrioti.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›