E Diel, 1 Nëntor 2026

FIFA nuk rikandidon legjenda Beckenbauer

Legjenda e futbollit gjerman dhe atij boteror Franz Beckenbauer nuk do te jete pjese e FIFA-s pasi ka vendosur te mos rikandidoje ne zgjedhjet e vitit te ardhshem si anetar i Komitetit Ekzekutiv te qeverise boterore te futbollit. Beckenbauer i cili eshte i vetmi qe ka fituar Kupen e Botes si futbollist dhe i kombetares gjermane ne vitin 1974 dhe si trajner i kesaj skuadre ne vitin 1990 ka kerkuar qe vendimi i tij te mos keqinterpretohet pasi nuk ka te beje me FIFA-n por eshte nje zgjedhje personale.

Une kam patur dhe vazhdoj te kem nje raport shume te mire me koleget e mi ne FIFA dhe UEFA. Kerkoj qe vendimi im te mos keqinterpretohet. Thjesht dua te kaloj me shume kohe me familjen time ka thene Beckenbauer. 65vjecari nje vit me pare nderpreu detyren si president i Bayern Munich nderkohe qe prej 2007-es ka qene anetar i Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s dhe perfaqesues i UEFA-s.

Po ashtu Beskenbauer ishte pjese komitetit organizativ te Boterorit 2006 i cili u zhvillua ne Gjermani dhe u cilesua si me i suksesshmi ne historine e ketij kompeticioni. Nderkohe neperemjet Federates Gjermane te Futbollit Franz Beckenbaur ka informuar presidentin e FIFA-s Sepp Blatter dhe ate te UEFA Michel Platini ne lidhje me vendimin e tij.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›