Bizneset e Prudentinos vetem ne leter

Pronat e Albino Prudentinos i arrestuar disa dite me pare ne qytetin e Vlores pasi akuzohet si nje nga kreret e klanit mafioz Sacra Corona Unita rezultojne vetem ne leter pasi te gjitha godinat e marra me qira jane bosh. Prokuroria e Krimeve te Renda ka vezhguar disa prej bizneseve te familjes se tij ne Tirane dhe Vlore dhe deri tani ka rezultuar se te gjitha godinat ku ushtronte aktivitetin ne fushen e restoranteve dhe te lojerave te fatit i ka pasur me qira. Ne qytetin e Vlores ne emer te Prudentinos figuron nje lokal i quajtur Gelateria Piaza Italia dhe ne te jane bllokuar vetem pajisjet e lokalit pasi ambienti nuk eshte i tij. E njejta situate ka ndodhur edhe me aktivitetin ne ish-hotelin Artur ne Tirane ku familja e Prudentinos do te ngrinte nje kazino. Nga keqyrja e organit te prokurorise ka rezultuar se ne brendesi te objektit ishin vetem disa televizore plazma te cilet jane bllokuar ne nje nga dhomat e resorit Muza. Njesia Antimafia ne Prokurorine e Krimeve te Renda ka sekuestruar edhe te gjithe praktiken e kompanive sportive te familjes se Prudentinos Bet Plus dhe Betting System Albania. Nga keqyrja e ambienteve te ketyre firmave ka rezultuar se te gjitha ambientet jane marre me qira dhe asnje prej tyre nuk figuron nen pronesine e familjes Prudentino.
VerifikimiOficeret e policise gjyqesore te Prokurorise se Krimeve te Renda kane sekuestruar te gjitha letrat e kompanive te Prudentinos ne QKR. Rezulton se kompania Bet Plus ka qene e mbyllur qe nga muaji janar 2010. Hetuesit kane kontrolluar 20 pika te lotove sportive dhe te gjitha kane rezultuar te mbyllura. Gjithashtu eshte sekuestruar kompania Betting System Albania me seli ne Laprake. Godina e kesaj kompanie ka pasur vetem kater mure dhe asgje me teper. Gjithashtu nje tjeter pike e kesaj kompanie eshte selia te Rruga e Elbasanit por edhe ate e gjeten bosh. Burime nga Prokuroria e Krimeve te Renda thane per gazeten Shqip se te gjitha aktivitetet e biznesit ku eshte familja Prudentino aksioner jane bllokuar. Tashme njesia Antimafie pret vetem rezultatet nga bankat e nivelit te dyte per ndonje llogari te mundshme bankare ne emer te Albino dhe Angelo Prudentino.
HetimetBurimet nga Prokuroria e Krimeve te Renda thane se praktikat e ndjekura nga QKR-ja per regjistrimin dhe shitjen e aksioneve te kompanive te Prudentinos jane sekuestruar dhe me pas hetuesit do te saktesojne nese ka pasur ose jo abuzime. Nderkohe mesohet se jane ngrire te gjitha aksionet e familjes Prudentino ne te gjitha bizneset perfshire ketu edhe ato te kompanive te tjera. E thene me ndryshe ato nuk mund te shiten ose tjetersohen. Krahas ngrirjes se aksioneve hetuesit kane bllokuar edhe kapitalin investuar nga kryemafiozi ne keto biznese te cilat i ka ngritur se bashku me disa te aferm te politikaneve. Seksioni i Antimafies ka filluar nje verifikim te plote te pronave dhe aseteve te sekuestrueshme te Prudentinos ne Shqiperi nisur edhe nga kerkesa e Prokurorise se Antimafies se Leces. Kjo e fundit ka sjelle ne Shqiperi nje kerkese nepermjet leter-porosise per sekuestrimin e pronave pasi Albino Prudentino akuzohet si nje nga eksponentet kryesore te klanit mafioz Sacra Corona Unita. Si rrjedhoje ai eshte objekt i ligjit Antimafie.