E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drafti i OSBE-se Opozita te kontrolloje pergjimet

Nen mbikeqyrje jo vetem SHISH por edhe Policia Garda dhe SHIU

Zbulohet drafti i plote i OSBE-se mbi kontrollin parlamentar te Sherbimeve Sekrete. Gazeta Shqip ka siguruar kopjen e ketij projektligji i cili gjendet vetem ne gjuhen angleze dhe nuk eshte perkthyer ende ne Shqip. Sipas ketij drafti qe ka gjithsej 31 nene nenkomisioni qe do te drejtohet nga opozita do te kete superfuqi te kontrolloje pergjimet qe kryejne sherbimet e inteligjences ku perfshihen SHISH Prokuroria Policia Garda Burgjet por edhe Policia Tatimore. Drafti i ri i OSBE-se eshte dorezuar ne anglisht ne Komisionin e Sigurise dhe pritet te diskutohet ditet ne vazhdim sapo te perkthehet edhe ne gjuhen shqipe. Opozita ka drejtimin e ketij nenkomisioni dhe nje anetar ndersa mazhoranca do te perfaqesohet me tre anetare nga koalicioni qeveritar. Sipas draftit te OSBE-se sherbimet qe do te mbulohen nga nenkomisioni jane Sherbimit Informativ Shteteror Sherbimi Informativ Ushtarak se bashku me organe te Kryeministrise Prokurorise se Pergjithshme Ministrise se Brendshme Ministrise se Jashtme dhe Ministrise se Financave. Kjo liste do te perfshije te gjitha organet qe do te kerkojne pergjimin e komunikimeve dhe qe kryejne veprime te tjera te miratuara nga Prokurori i Pergjithshem si dhe organe qe administrojne sistemin dhe qe perdorin informacionin e mbledhur. Drafti do te perpunohet ne Komisionin e Sigurise nga opozita dhe mazhoranca. Neni 3 i projektligjit te OSBE-se per kontrollin parlamentar ndaj SHISH specifikon se dispozitat e ketij ligji do te shikohen nga buxheti dhe aktiviteti i te gjitha sherbimeve qe mund te permbajne kerkesen e sherbimit te fshehte ne baze te ligjeve qe mbulojne pergjimin e komunikimeve dhe te sjelljes per procedurat e tjera te miratuara nga Prokurori i Pergjithshem. Kjo perfshin Sherbimin Informativ te Shtetit Sherbimin Inteligjent Ushtarak Drejtorine e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar elemente te Policise se Shtetit Gardes Kombetare dhe Sherbimin e Kontrollit te Brendshem sherbimin e burgjeve dhe policine financiare. Ky nenkomision do te kompozohet nga pese anetare te zgjedhur nga Komisioni i Sigurise Kombetare. Drafti i OSBE-se eshte pergatitur nga nje ish-anetar i specializuar i komisionit parlamentar britanik per sherbimet informative dhe te sigurise se bashku me personelin e OSBE-se. Ne letren personale qe OSBE i ka derguar kryetarit te Komisionit te Sigurise theksohet se projektligji rregullon kontrollin e Parlamentit mbi punen e sherbimeve informative dhe atyre te sigurise. Ky ligj eshte i ndryshem dhe me vete nga ndryshimet ne ligjin per sherbimin shteteror informativ te cilat jane debatuar se fundmi publikisht. Nenkomisioni i drejtuar nga opozita ka te drejte te siguroje informacione nga ministrat Prokurori i Pergjithshem Kontrolli i Larte i Shtetit. Nenkomisioni nuk duhet te komprometoje sekretet shteterore dhe i gjithe stafi duhet te jete i pajisur me certifikata zyrtare sigurie dhe per mbledhjen e nenkomisionit duhet siguruar nje ambient i sigurt. OSBE ka rekomanduar edhe ndryshime ne Kodin Penal ne menyre qe te behet e mundur ndjekja penale e atyre qe mund te cenojne konfidencialitetin e informacioneve te marra nga nenkomisioni parlamentar. OSBE sugjeron se keto ndryshime duhet te jene shtesa ne kod ne mbeshtetje te mundesise aktuale per ndjekje penale ne rast te shperdorimit te detyres pasi ne disa rrethana mund te jete e veshtire te demonstrohen te gjitha elementet e kesaj vepre penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›