Bizneset e mëdha, tatimet: Në Shqipëri numërohen 588 ndërrmarrje
Për 5 mujorin e parë të këtij viti realizimi i të ardhurave tatimore është bërë në masën 100.3% është shprehur gjatë një konference për shtyp drejtori i përgjithshëm i tatimeve Artur Papajani. Nga ana tjetër të ardhurat janë shtuar me rreht 5% ka thënë ai. Ndër të tjera ai ka sqaruar edhe novacionet që do të ketë së afërmi struktura tatimore. Drejtori i përgjithshëm i tatimeve Papajani e bëri të ditur këtë informacion gjatë konferencës ku sqaroi çështjet që përfaqësuesit e administratës tatimore diskutuan gjatë një takimi me departamentin e çështjeve fiskale të FMN, në këtë kuadër kreu i tatimeve shtoi se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar do të vazhdojë.