E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrallohen rradhët në zyrat e AKKP-së

Ndryshe nga çdo vit tjetër këtë herë radhët në zyrat e aplikimit pranë Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë rralluar. Sipas personave të cilët filluan proçedurat për kompensimin e pronës, diçka e tillë është bërë e mundur nga rritja e efiçencës së punonjësve. Megjithatë problem mbetet ende numri i madh i herëve që të shpronësuarit aplikojnë për të përfituar, ka ende persona që vijnë për të aplikuar për të disatin vit.
Megjithatë nuk janë konstatuar probleme në lidhje me përsëritjen e pagesës së tarifës së aplikimit apo të rritjes së numrit të dokumentave që kërkohen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›