Bizneset e vogla, formula e re e përllogaritjes
11/12/2009 Pas uljes së xhiros për skemën e TVSH-së ndryshon ligji për sistemin e taksave vendore
Tatimorëve u shtohen 12 mijë biznese me qarkullim nga 5-8 milionë lekë
Janë rreth 12 mijë biznese të vogla që do të mbikëqyren nga administrata qendrore e tatimeve pas uljes së nivelit të xhiros vjetore në 5 milionë lekë. Ndryshimi i bërë me vendim të Këshillit të Ministrave duhet të përfshihet në ligjin e sistemit të taksave vendore. Në tabelat përbri janë paraqitur formulat e përllogaritjes për bizneset e vogla sipas kategorive, llojit dhe zonave, deri te ambulantët.
Sistemi i taksave
Propozimi i këtij projektligji lidhet me korrektimin në përcaktimin se kush do të quhet “biznes i vogël” dhe do të jetë subjekt i taksës së biznesit të vogël në bazë të qarkullimit vjetor të realizuar. “Duhet të ndërhyhet në ligjin për sistemin e taksave vendore për të përcaktuar se çdo subjekt që kryen një biznes me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal një e ardhur bruto vjetore ose qarkullim më e vogël ose e barabartë me 5 milionë lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së taksës vendore mbi biznesin e vogël”, - theksohet në relacionin e projektligjit. Ligji ndryshon edhe formulën që ka shërbyer për llogaritjen e taksës së biznesit të vogël. “Në praktikë sipas bashkive dhe komunave kjo formulë llogaritjeje e taksës nuk ka funksionuar dhe gjithnjë është operuar me taksat fikse të përcaktuara”, - thekson relacioni.
Formula e re
Në ligjin për sistemin e taksave vendore është përcaktuar se për bizneset me qarkullim më të madh se 2 milionë lekë deri në 8 milionë lekë në vit detyrimi fiskal tregues është i barabartë me shumën e detyrimit për bizneset me qarkullim deri në 2 milionë lekë, shtuar me vlerën që del nga shumëzimi i madhësisë prej 1,5 për qind për vlerën në lekë të mesit të çdo intervali prej 1 milion lekësh sipas të cilit ndahet intervali i qarkullimit 2-8 milionë lekë, përjashtuar rastet e ambulantëve dhe të transportit, të cilët kanë një mënyrë tjetër taksimi. “Duke pasur në konsideratë historikun e taksës së biznesit të vogël, prej vitit 1992 ku baza e taksës deri në 2006-n ka qenë një përqindje mbi nivelin e xhiros së parashikuar dhe shpërndarjen më të drejtë të barrës tatimore në varësi të qarkullimit të realizuar, si dhe duke pasur parasysh se aneksi 5 i ligjit qartëson dhe specifikon taksën e biznesit të vogël sipas aktiviteteve, xhiros dhe kategorisë së zonave, vendosja në ligj e koeficientit 1,5 e ka vështirësuar në praktikë zbatimin e kësaj takse dhe për këtë arsye propozohet që në ligjin bazë për taksat vendore në nenin 11 pika 4 paragrafi i dytë të hiqet”, - thekson relacioni i Financave.