E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Greqia ka për tia dalë vetë, ne nuk e ndihmojmë dot tani

Bruksel, 11 dhjetor, NOA Greqia ka për të dalë me siguri nga kriza e rëndë ekonomike nëse zbaton këshillat e Bashkimit Evropian dhe prioritetet që i ka vënë vetes.

Të këtij mendimi janë shprehur drejtuesit e lartë evropianë në takimin që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e delegacionit grek në Bruksel, të kryesuar nga kryeministri Jorgos Papandreu.

Por nga ana tjetër, ata kanë theksuar se Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm, të paktën për momentin, për të miratuar një ndihmë financiare për Greqinë.

Sipas kryeministrit suedez, Fredrik Reinfeld, gjendja financiare e Greqisë është problem i brendshëm i saj, për zgjidhjen e të cilit duhet të sillen vendime nga brenda.
Ndërkaq, vetë kryeministri aktual grek George Papandreu, përmes një deklarate publike ka ngritur shqetësimin dhe alarmin në të njëjtën kohë se efektet e krizës financiare në këtë vend rrezikojnë sovranitetin kombëtar.

Nëse Greqia nuk eliminon borxhet, atëherë janë ato që do ta eliminojnë ato, tha ai.

Qeveria e re e kryesuar prej Papandreut ka njoftuar se këtë vit deficiti buxhetor do të jetë shumë më i lartë nga ai që pritet dhe do të arrijë në rreth 12,7 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruto të vendit.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›