Bizneset rrisin pagat-Shumë vende të lira pune, kërkesa e ulët për punësim

Mungesa e fuqisë punëtore pritet të jetë e njëjta sfidë edhe për vitin 2024, me të cilën do të përballet biznesi në rajonin e qarkut të Gjirokastrës.
Maksim Hoxha kryetari i dhomës së tregtisë shprehet se problemi i mungesës së punonjësve si atyre profesionist por edhe krahut të lirë të punës është një problem i mbartur që nga 2023 dhe që duket se do vazhdojë edhe për 2024.
Edhe pse ka një përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagave nga ana e biznesit, interesi për tu punësuar është i ulët.
Mungesa e fuqisë punëtore në këtë qark përvecse në sektorin e turizmit, i cili u gjet edhe i papregatitur për shkak të fluksit të lartë të turistëve, u vu re edhe në sektorë të tjerë të ekonomise, siç është fasoneria.
Sipas Hoxhës, ky sektor po punon në kushte tejet të vështira, ndërkohë që nuk mungojnë edhe rastet e largimit të tyre, duke e mbyllur biznesin e duke lënë pa punë një numër të kosiderueshëm qytetarësh.
Hoxha ka dhe një thirrje për të rinjtë por jo vetëm, t‘i kthehen punës!
“Pagat në qarkun e jugut, në bizneset që janë të konsiliduar dhe që punojnë kanë vajtur edhe më shumë se ato në qarkun e Janinës“, deklaron ai.
Mungesa e fuqisë punëtore ka ardhur edhe për shkak të numrit të lartë emigrimit të rinjve nga ky qark.
RTSH