Bizneset shqiptare në Serbi kërkojnë mbështetjen e Tiranës
Takimi
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Komuna e Bujanocit nënshkruan dje, datë 19 prill 2013 marrëveshjen e bashkëpunimit, duke krijuar kështu një marrëdhënie të re partneriteti. Në takimin e organizuar në Tiranë nga Dhoma e Tregtisë, Industrisë Tirane, ku merrnin pjesë përfaqësues të biznesit nga krahina e Bujanocit dhe biznese anëtare të Dhomës, angazhimi i palëve në rritjen e shkëmbimit tregtar tashmë merr një dimension të ri. Sipas Jakës, Dhoma e Tregtisë është shprehur e gatshme të afrojë të gjitha burimet e saj njerëzore, në mënyrë që për sipërmarrjen e kësaj zone apo për banorët e saj të krijojë të gjithë lehtësitë e mundshme, që të kenë një derë të hapur në vendin tonë. Ajo që ne ju premtojmë sipërmarrësve të kësaj zone, është lënia hapur e pjesëmarrjes në panairet që Dhoma e Tiranës organizon, duke ju dhënë kështu një mundësi të vendosjes së kontaktit të drejtpërdrejtë me kompanitë shqiptare, u shpreh ai duke shtuar se një tjetër mundësi është pjesëmarrja në trajnime apo workshop-e që organizon institucioni ynë, do të jenë një alternativë tjetër e hapur për sipërmarrësit e kësaj zone, pasi ne besojmë se kualiteti i burimeve njerëzore është garanti i suksesit. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se, për bizneset shqiptare në Serbi është shumë e rëndësishme mbështetja dhe bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare.
Bizneset shqiptare në Serbi kërkojnë mbështetjen e Tiranës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email